Teknologji

Sa shume i kushtoi Facebook-ut kolapsi qe pesoi dje?

imagesRrjeti më i madh social në botë, Facebook, dje ka pësuar kolaps në tërë botën për 20 minuta, dhe kur gjithçka lidhet me “F e madh” kjo mund të llogaritet në para.

Mesazhi “Na vije keq, diçka nuk është në rregull” apo edhe ekrani i bardhë nuk e kanë dëmtuar edhe aq shumë perandorinë e Mark Zuckenbergut në kohë ndërmjet 00:08 dhe 00:27 sipas kohës amerikane, por për llogaritar të interesuar ky problem ka kushtuar rreth gjysmë milioni euro.

Matematika është e thjeshtë, gjithsesi jo serioze, por qartë ilustron se sa para sillen në njërën nga gjigantët më të mëdhenj të IT-së. Facebook ka paraqitur të hyra prej 2.91 miliardë dollarë në gjysmën e dytë të vitit, kjo i bie që gjatë 90 ditëve, nga prilli deri në qershor secilën ditë në kasën e Facebook-ut janë derdhur 32.333.333 dollarë.

Kur kjo llogaritet për orë edhe më të është shifër milionëshe – 1.347.222 dollarë, kurse për minutë i bie 22.453 dollarë. Kjo do të thotë se për 19 minuta të kolapsit, Facebook-u ka humbur rreth 426.607 dollarë. /BalkanWeb/

Leave a Reply

Back to top button