Teknologji

Samsung arrin marrëveshje strategjike me BlackBerry

Samsung bb

Samsung dhe BlackBerry njoftuan për vendosjen e një partneriteti strategjik ndërmjet tyre. Marrëveshja do të sjellë sigurinë shumë të vlerësuar të pajisjeve mobile të kompanisë kanadeze tek pajisjet Android të gjigantit korean. Marrëveshja ndërmjet këtyre dy kompanive do të mbyllet në fillim të vitit 2015. Ajo do të bashkojë platformën BES12 të BlackBerry-t me sistemin e sigurisë KNOX të Samsung-ut në një paketë të vetme të sigurisë për telefonat inteligjentë Galaxy dhe tabletët. Sistemet e sigurisë Samsung KNOX dhe BES12 do të ofrojnë ndarje të plotë të të dhënave të biznesit me ato personale. Paketa e ardhshme e sigurisë do të ofrojë gjithashtu përmirësime, të cilat do t’i adresojnë disa nga çështjet specifike të sigurisë në Android. Marrëveshja është në dobi të dy palëve. Ajo do të fuqizojë edhe më shumë Samsung-un në treg. BlackBerry, nga ana tjetër, do të arrijë të shtojë të ardhurat në biznesin e saj.

Leave a Reply

Back to top button