Teknologji

Samsung Galaxy Note 8 është një “përbindësh”

Pas turpërimit me Galaxy Note 7, i cili pati shitje eksplozive deri në momentin që filloi të shpërthejë vetë, Samsung mendoi të hiqte fare dorë nga Note. Kompania bëri një vëzhgim me shumë përdorues të Note, për të parë se sa ishte dëmtuar emri – dhe nuk gjeti asgjë, por vetëm “dashuri”. Disa njerëz urrenin të hiqnin dorë nga Note i tyre, madje edhe pas të gjitha këtyre njoftimeve ogurzeza. Të tjerë e dinin se Samsung e kishte prishur këtë herë, por gjithsesi donte Note, serinë e radhës.

Dhe tani vjen i radhës. Samsung sapo njoftoi Galaxy Note 8 në një ngjarje tipike spektakolare në Nju Jork. Ashtu si të gjitha pajisjet e Note, ky telefon i madh kombinon një ekran të madh me një sërë karakteristikash të produktivitetit dhe një laps për të shkruar, që del nga një vend i caktuar në qoshe. Ai gjithashtu ka një kamera të dyfishtë që, të paktën nga ajo që duket, do ia kalojë edhe iPhone 7 Plus. Note del në dyqane në 15 shtator. Ende nuk ka fjalë për çmimin, por dihet që do të jetë i rëndë.

Në letër, kjo është pajisja më mbresëlënëse që Samsung ka bërë ndonjëherë. Kjo shpjegon besimin e saj të kompanisë, e cila e nxjerr këtë model vetëm një vit pas telasheve me Note 7. Kritikët e mburrën shumë Galaxy S8, e cila është shitur në shifra rekord, dhe ekipi i ri i kontrollit të cilësisë i kompanisë, duhet të ketë mësuar se si të mos lejojë shpërthimin e baterisë… / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button