Komplote

Sekreti i KGB-së: Rrjedhja e anthraksit në Sverdlovsk

Në vitin 1979, rrjedhja e anthraksit në Sverdlovsk ishte një aksident shkatërrimtar, gjatë të cilit një sasi e madhe bakteriesh vdekjeprurëse u lëshuan nga uzina ushtarake e Sverdlovskut. Numri i viktimave ishte të paktë 100. Për më shumë se një dekadë, Bashkimi Sovjetik vazhdimisht mohoi se fatkeqësia ishte shkaktuar prej kësaj uzine ushtarake, duke fajësuar furnizimet me mish të prishur. Megjithatë një hetim ndërkombëtar në 1992 konfirmoi se kjo s’mund të ishte e vërtetë – dhe se fajtor ishte rrjedhja e anthraksit.

Por edhe sot ka shumë gjëra që nuk i dimë me siguri për aksidentin, për shkak se ka qenë subjekt i një mbulimi të madh nga KGB. Për shembull numri i viktimave është vetëm një vlerësim, pasi KGB shkatërroi të gjitha të dhënat spitalore të viktimave, si dhe dokumenta të tjera, si për shembull cfarë ishin duke bërë shkencëtarët në Sverdlovsk. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button