Enigma

Sfida e fundit e Mata Harit

Spiunia më seksi e historisë vdiq me pushkatim në vitin 1917. Por arriti që të joshë deri edhe ekzekutorët e saj

screen-shot-2016-11-22-at-12-16-49

Ishte agimi i 15 tetorit 1917 dhe në Paris kishte ndoshta mjegull, kur ushtarët e skuadrës së pushkatimit u reshtuan për të kryer dënimin me vdekje të Margaretha Geertruida Zelle, 41 vjec. Ishte gjykuar fajtore për spiunazh në 25 korrik, kur një juri e nxituar kish dhënë brenda pak minutash, dënimin kapital. Margareta nuk ishte një kriminele cfarëdo: u bë e famshme në skenat pariziene dhe në dhomat e gjumit të oficerëve të lartë të kohës, duke u shfaqur me kërcime orientale, nën emrin ekzotik Mata Hari (në gjuhën indoneziane do të thotë “syri i mëngjesit”).

Legjendare

Ishte arrestuar në 17 shkurt 1917, pasi në kulmin e Luftës së Parë Botërore, shërbimet e kundërspiunazhit francez kishin kapur një mesazh, i nisur nga Parisi me drejtim Berlinin, ku flitej për një agjente të fshehtë H21. Megjithatë, edhe sot kjo cështje ka shumë anë të errëta që ndoshta do të zbulohen në vitin 2017, kur do të bjerë sekreti ushtarak. Si kompensim, kanë lulëzuar legjenda të ndryshme mbi momentet e fundit të jetës së saj. Disa prej tyre thonë se përpara togës së pushkatimit, Mata ishte shumë e qetë, e bindur që pushkët nuk kishin qenë të mbushura falë një tentative korruptimi, që në fakt kishte dështuar.

Të tjerë thonë se kish qenë e nevojshme t’u lidheshin sytë ushtarëve, që të mos josheshin nga bukuria e saj, edhe pse në fotografitë nuk shfaqej edhe aq e parezistueshme. Të tjerë rrëfejnë se  e dënuara shkoi drejt vdekjes duke u lëshuar puthje ekzekutorëve të saj. Por në versionin më pikant, Mata Hari u paraqit e veshur vetëm me një peliçe, të cilën e la t’i bjerë pak përpara se komandanti të jepte urdhër që të hapej zjarr./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button