Teknologji

Sulmi më i madh në histori ngadalëson internetin kudo në botë

network cables connected to switchInterneti në mbarë botën u ngadalësua pas atij që ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar sulmi më i madh kibernetik në histori. Sipas BBC, një përplasje mes një grupi që lufton emailet “spam” dhe një firme “hosting” ka ndezur një hakmarrje, që preku internetin kudo në botë.
Ekspertët druhen se përplasja mes tyre mund të përshkallëzohet dhe mund të prekë sistemin bankar. Pesë forca policore kibernetike në botë janë bashkuar për të hetuar këtë sulm. Spamhaus, një grup me qendër në Londër dhe Gjenevë, është një organizatë jofitimprurëse, që ka për synim të ndihmojë ofruesit e emaileve me filtra për mesazhet “spam” dhe të tjera emaile me përmbajtje të padëshiruar. Për të bërë diçka të tillë, grupi ka një database me servera, prej nga mendohet se vijnë të tilla materiale.
Së fundmi Spamhaus ka bllokuar serverat e Cyberbunker, një kompanie holandeze, e cila mirëmban disa faqe dhe thotë se ofron hapësirë në internet për gjithçka, përveç pornografisë për fëmijë dhe materialeve që lidhen me anti- terrorizmin. Sven Olaf Kamphuis, që pretendon se është zëdhënës i Cyberbunker, thotë në një mesazh se Spamhaus po abuzon me pozicionin dhe nuk duhet lejuar që të vendosë se çfarë të përhapet e çfarë jo në internet. Spamhaus nga ana e saj pretendon se Cyberbunker, në bashkëpunim me grupe kriminale nga Rusia dhe Europa Lindore, qëndron pas sulmit. Cyberbunker nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC për koment.

Leave a Reply

Back to top button