Psikologji

Tre gjëra që i bëjnë VETEM gratë kampione. Mësime që një shkrimtare i ka nxjerrë nga biografia e Mari Kyrit

Christa Cutler

Kohët e fundit lexova biografinë e Mari Kyrit, e para grua që ka fituar një Çmim Nobel. Madamë Kyri ishte një grua e madhe. Jo thjesht e para që fitoi Nobelin, por ajo fitoi dy çmime të tilla. Ajo ishte gjithashtu e para grua që u bë profesore në Sorbonne, një prej universiteteve më të mirë në botë. Pasi lexova për Madamë Kyrin, kuptova se tre gjëra që ajo bëri në jetë, mund të ndihmojnë cilëndo grua të shkojë drejt madhështisë.

1. Ndihmoni të tjerët

Duket pohuaj kontradiktore që nëse doni të jeni e madhe, ju duhet të ndihmoni të tjerët të bëhen të mëdhenj. Por, përmes shembullit të Mari Kyrit, shohim se kur jepni, përfundoni duke marrë më shumë nga sa keni sakrifikuar.

Mari dhe motra e saj më e madhe, Bronja, donin më shumë arsim, por nuk ishin në gjendje ta merrnin në qytetin e tyre, Varshavë. Vajzat u bënë bashkë dhe bënë një plan. Sipas biografisë së saj, Mari do të punonte për të fituar para për shkollimin e Bronjës. Sapo të mbaronte, Bronia do të punonte për të paguar për shkollën e Mari. Mari flijoi kohën e vet, me qëllim që motra e saj të mund të merrte arsimim e para.

Bronja e shlyeu dhe në moshën 24 vjeçare, dhe Mari ishte në gjendje të merrte diplomën e saj.

Sot është më e lehtë të bëhesh xheloze, se të ofrosh ndihmë. Ne shpesh e gjejmë veten duke parë Instagramin, në vend se të flasim me njerëz. Nëse do të shtrinim dorën, të tjerët do të na ngrinin edhe ata kur të kemi nevojë.

2. Shijoni gjërat e thjeshta

Në shkollë, Mari Kyri takoi bashkëshortin e saj, Pier Kyri. Ranë menjëherë në dashuri. Prindërit u dhanë para si dhuratë martese, dhe ata zgjodhën t’i shpenzojnë për diçka të thjeshtë: dy biçikleta. Këto u bënë një mjet shumë i mirë për të përmirësuar martesën e tyre, për të kaluar kohë së bashku dhe për t’u relaksuar.

Sot duket sikur e vetmja mënyrë për t’u relaksuar, është një palë pushime në shezlong në buzë të detit. Por mund të gjeni gjëra të thjeshta përditë për t’iu larguar realitetit, si ushtrimet, leximi i një libri apo një shëtitje me dikë.

3. Kurrë mos hiqni dorë

Madamë Kyri ishte shumë luftarake. Ajo më mirë e bënte vetë një gjë, se sa t’ia bënte dikush tjetër. Pasi burri i saj vdiq, ajo refuzoi pensionin e tij; tha se mund ta mbaonte veten. Dhe kështu bëri. Ajo uvu në krye të laboratorit të burrit të saj dhe gruaja e parë që dha mësim në Sorbonne. Nga kërkimet e saj, ajo më vonë fitoi Çmimin Nobel në Kimi.

Ne të gjithë e trajtojmë pikëllimin ndryshe, por Madame Kyri e dinte se ishte e aftë dhe gjithnjë përpiqej për më mirë. Gjithmonë ka diçka që mund të bëjmë çdo ditë, për të qenë pak më të mirë dhe ajo që të gjithë duhet të bëjmë, është të vazhdojmë të përpiqemi. Këto tre qëndrime të thjeshta ndihmuan Marie Kyrin të arrinte madhështinë. Kushdo mund ta bëjë. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button