Teknologji

Tre më të mëdhatë? Janë Samsung, Apple dhe LG

treSipas raportit më të fundit të publikuar nga DigiTimes, Samsung, Apple dhe LG janë tri kompanitë më të mëdha në botë për krijimin e telefonave inteligjentë për momentin, pasuar nga kompanitë kineze si Huaëei, Xiaomi dhe Lenovo në vend të katërt, pestë dhe gjashtë.
Ndërkohë, ZTE, një kompani kineze e rëndësishme sa i përket rrjetit të telekomunikacionit, nuk bën pjesë fare në listën e 10 kompanive më të mëdha për krijimin e telefonave inteligjentë.
Samsung listohet edhe njëherë në vendin e parë për krijimin e telefonave inteligjentë, por nuk mund ta mbajë për një kohë të gjatë këtë vend, për shkak të rënies së shitjeve të Galaxy S5 dhe konkurrencën e fortë që ka përreth. Kompania ka vendosur që vitin e ardhshëm të krijojë më pak njësi të telefonave inteligjentë, dhe të fokusohet më shumë në tregjet në zhvillim, duke krijuar telefona me parametra mesatarë dhe të ulët.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për kompaninë Apple. Ajo ka pasur tremujorin më të suksesshëm, duke shitur me miliona njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-it. Analistët parashikojnë që gjatë këtij tremujori kompania të shesë 75.1 milionë njësi të iPhone-it.
LG zë vendin e tretë sa i përket kompanive më të suksesshme gjatë tremujorit të fundit. Kompania arriti të shesë 16.8 milionë telefona inteligjentë gjatë këtij tremujori, një rritje me 39% nga viti në vit. Ajo arriti të shënojë profitet më të mëdha që nga viti 2009. Gjithë ky sukses i kompanisë i dedikohet telefonit inteligjent LG G3, i cili e vendosi LG në një trajektore ngjitëse. Kompania shpreson që të ketë po aq sukses edhe me pajisjet që do të vijnë në vazhdim.
Digitimes parashikoi gjithashtu se numri total i shitjeve të telefonave inteligjentë do të arrijë në 1.219 miliardë njësi për vitin 2014, një rritje me 30% nga një vit më parë. Ndërsa për vitin 2015, Digitimes parashikon që shitjet të rriten me 22%, domethënë të shiten 1.488 miliardë pajisje, dhe këtu mund të kontribuojnë shitjet në tregjet në zhvillim.

Leave a Reply

Back to top button