Teknologji

Uber, aplikacioni që fiton sa Facebook

UberQuhet Uber dhe fiton po aq sa Facebook. Aplikacioni për të thirrur një makinë me shofer dhe për ta paguar atë përmes telefonit smart ka arritur majat e përdorimit, duke u shtrirë pas Amerikës në mbarë Evropën.
App-i zgjidh marrëdhëniet e komplikuara me taksistët, shoferët privatë, si dhe u mundëson qytetarëve të zgjidhin problemet e tyre me njëri-tjetrin, duke bërë pagesën me celular në këmbim të pasazheve në kohë reale.
Përplasja për menaxhimin e rrugëve, që në Kaliforni u zgjidh me një ligj ad hoc për të mundësuar praninë e aktorit të ri në sektorin e transportit, nuk e ka ndaluar zhvillimin e Uber. Përkundrazi.
Sipas të dhënave të fundit, ende të pakonfirmuara, shumës prej 1 miliard e gjysmë dollarë financime të bëra në muajt e fundit nga një seri investitorësh, pjesë e të cilëve është edhe Google, do t’i shtohet së shpejti një tjetër 1-miliardësh, duke e çuar kështu vlerën e kompanisë mbi 30 miliardë dollarë.
Është Business Insider që ka siguruar informacionet e para sa i takon arkëtimeve. Bëhet fjalë për të ardhura vjetore që pritet të arrijnë në 10 miliardë dollarë brenda vitit 2015.
Duke marrë parasysh faktin se Uber u jep 80 për qind të çdo transaksioni qytetarëve që bëjnë detyrën e shoferit, arkëtimi i bie të jetë 2 miliardë. Një shifër e konsiderueshme për një shoqëri që lindi 5 vite më parë dhe që vijon me një rritje prej 300 për qind çdo 12 muaj.
Sa për krahasimin me Facebook rezulton se: rrjeti social me 1.3 miliardë abonentë do të kapë kuotën 10 miliardë këtë vit, pas 10 vitesh aktivitet e që i bie dyfishi i Uber, që ndërkohë ka 5 vjet më pak.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close