Bota

Vrasja e turistëve: Revoltë dhe turp/ Shqiptarët shpërthejnë në rrjetet sociale (dhe disa teori konspirative)

Screen Shot 2015-07-04 at 16.11.24

Vrasja e dy turistëve çke ka shkaktuar një ndjejnë revolted he turpi te të gjithë shqiptarët, të cilët gjithë emicionet e tyre i kanë shprehur në rrjetet sociale.

“Me te ardh turp qe je shqiptar, prej legenash te pabese qe bejne akoma prita si ne kohet e lashta te 97’…

Ça ndjenje e ndyre per ndergjegjen qe revoltohet”, shkruan këngëtari Elton Deda.

“I mori në qafë turistat e shkretë gjithë ajo literaturë mitizuese e Veriut të burrnisë dhe besës. Ambasadat kanë për detyrë t’i porosisin bashkëqyetarët e tyre të mos i planifikojnë udhëtimet e tyre në Veri të Shqipërisë të frymëzuar nga Bajroni, Edit Durhami & Co…”, shkruan ish-deputeti Gilman Bakalli.

“Pa kulturë e pa bashkjetesë nuk mund të ketë zhvillim, ASKUND në Shqipëri dhe për ASNJË nga ne. Ky turp, qoftë i fundit për ne! Autorët e kësaj tragjedie të dënohen aq sa të bëhen shembull për shumë dashakeqës që orvaten për grabitje e vrasje të këtij lloji. SHQIPERIA IME nuk është një vend që ofron tragjedi të tilla dhe asnjë nuk ka të drejtë të prishë imazhin e mirë të saj. Besa e Mikpritja janë dhe DUHET të mbeten Virtytet tona,” shkruan këngëtarja Rosela Gjylbegu

Ndërsa Dom Gjergj Meta shkruan:

“Ndihmo Zot e Ora e Shalës -Keshtu luteshin dikur Dukagjinasit! Une nuk e di se cfare jane ata qe kane vra turistat çek, por kete s’ka Zot e as Orë Shale qe e mban ne kambe! – Me vjen turp! Eshte turp e faqja e zeze!”.

Ka dhe nga ata të tjerë, që në këtë vrasje shohin edhe teori konspirative.

Ja si shprehet gazetari Armir Shkurti:

“Për mua vrasja e dy çekëve sonte NUK është grabitje! 3 vrimat e predhave në xham të pasagjerit janë në 10 cm katror. Në tabelë rezultati i qitësit do të qe përkthyer me 3 nënta ose 1 dhjetë një nëntëne një tetë. Shto faktin që makina ka qenë në ecje. Po ashtu edhe mënyrën e organizimit të pritës… Pra profesionistë kanë qenë që çke me të!

Por një profesionist (sidomos kur nuk është as vetëm) nuk ia lejon vetes të bëjë gjak dynjanë kur qëllim ka grabitjen. Rrugën e kanë patur të bllokuar, makina ka qenë ngadalë dhe ata kanë qenë të armatosur e në pozicione. Çdokush do kish ndaluar pa rezistencë dhe do kish dorëzuar ato qindra euro që ka në xhep një turist….

Po pse profesionistët i vranë që të dy, pa u lënë mundësi të bënë gjë? Raportimi nga vendngjarja na thotë se shoferi i ndjerë u gjet me duar në timon.

Ç’ është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen?

Pas kësaj ngjarje kemi të drejtë të dimë e shteti detyrim të sqarojë për këto ngjarje që cënojnë rëndë imazhin tone”./TemA/

Leave a Reply

Back to top button