Enigma

Vrasje apo vetëvrasje?

Trupi i një të vdekuri u gjet në fundin e një ndërtese shumëkatëshe. Duke parë pozicionin e trupit, është e qartë se personi është hedhur nga një prej kateve, duke kryer vetëvrasje. Menjëherë thirret një detektiv për të ndjekur këtë cështje. Ai shkon në katin e parë, tek dritarja që ndodhet në anën ku u gjet trupi. Shkon, hap dritaren dhe hedh poshtë një monedhë. Më pas shkon në katin e dytë dhe përsërit të njëjtin proces. Vazhdon ta bëjë këtë veprim, deri kur mbërrin në katin e fundit. Pastaj, kur zbret poshtë, i thotë ekipit se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. Si arriti të zbulojë që ka qenë vrasje?

Screen Shot 2016-05-12 at 15.04.37

[accordion title=’Pergjigja’]Asnjë prej dritareve nuk ishte lënë e hapur. Nëse personi kishte kërcyer vetë, kush e mbylli dritaren?[/accordion]

Leave a Reply

Back to top button