Magazine

Vrasje apo vetëvrasje? Vetëm 20% e njerëzve e kanë zgjidhur saktë këtë test inteligjence

Të gjithë i njohin historitë e Sherlock Holmes, i cili është dedektiv që me ndihmën e ndihmësit të tij, por edhe në sajë të logjikës së vet, ka zgjidhur shumë ndër krimet më komplekse. Në fëmijërinë tonë, me siguri të gjithë kemi dëgjuar për të.

Do të përpiqesh të zgjidhësh një krim? Ky tekst ka rezultuar i saktë vetëm për 20% të personave të përfshirë në zgjidhjen e tij, ndaj duhet të përqendrohesh mirë. A je gati të nisësh?

Shikoje mirë foton dhe jep mendimin tënd, ka ndodhur një vrasje apo një vetëvrasje?

Për t’ju përgjigjur saktë kësaj pyetjeje, është e rëndësishme t’i shikoj gjithë detajet me vëmendje. Nëse je ende i sigurtë në përgjigjen tënde, ne të ftojmë t’i shohim bashkë detajet për të kuptuar nëse je gabuar, apo e ke gjetur saktë ndodhinë e ngjarjes.

Pozicioni i llambës, stilolapsit në tavolinë, apo cigares në dorën e majtë të vajzës, tregojnë që ajo është mëngjarashe. Ndërkohë që pistoletën mund ta shihni në dorën e saj të djathtë. Këto janë shenja që tregojnë për një vetëvrasje, por nuk është gjithçka kaq e thjeshtë, sepse duhen parë edhe shumë detaje të tjera të rëndësishme në foto. Për shembull, jashtë duket që është errësirë, ndërkohë që llamba në tryezë është e fikur. Mbi të gjitha, vajza ka syze dhe kjo tregon se ajo nuk sheh mirë. Pra, ajo do ta kishte shumë të nevojshme ndezjen e dritës. Pse drita nuk është ndezur dhe pse vajza  nuk i ka vendosur syzet?

Nga ana tjetër, nëse shohim njollën e gjakut nga afër, do kuptojmë se ajo është në një lartësi jo aq sa e trupit të vajzës. Ajo mund të jetë në lartësi 1.2-1.3 metra nga toka. Pra, vajza ose ka qenë e ulur në karrige, ose ka qenë e ulur në gjunj kur ka qëlluar veten, ose kur e kanë qëlluar. Por duke parë pistoletën ende në dorën e vajzës, kemi fakte që mund të kemi të bëjmë me një vrasje, sepse të gjithë dedektivët bien dakord në një pikë. Në vetëvrasje nuk ndodh kurrë që pistoleta të mbetet në duart e personit që vret veten.
Pra, janë disa shenja të qarta që tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje.

A e gjete me herën e parë, apo t’u desh të lexoje faktet për të arritur në përfundimin e duhur? / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button