Horizonti.alTeknologji

WhatsApp sjell opsionin e “video calling” në grup

WhatsApp është duke planifikuar të sjell opsionin e mesazheve me zë dhe video thirrjet për biseda në grup.

Aktualisht mund të përdorësh aplikacionin popullor të mesazheve për të telefonuar vetëm njërin nga kontaktet e tua individuale, por opsionet e zërit dhe të videove shfaqen vetëm brenda bisedave personale dhe jo në ato në grup.

Messenger në Facebook është i vetëmi që lejon që ti të bësh thirrje me video tek disa persona njëkohësisht, por sipas ekspertëve video thirrjet në grup mund të bëhen më popullor në WhatsApp, pasi cilësia e telefonatave të bëra nëpërmjet tij ka tendencën të jetë shumë herë më e mirë.

Sidoqoftë, një gjë e tillë mund të bëhet mjaft e besdishme për përdoruesit e këtij aplikacioni , sidomos nëse janë të zënë kur njerëzit e tjerë në grupin e chatit janë të lirë, të mërzitur dhe duke kërkuar të bëjnë një telefonat në grup.

Megjithatë, ky opsion do vonoj pak për tu realizuar, pasi kërkon një kohë të madhe për tu vënë në punë si dhe WhatsApp ka përparësi të tjera .

Një nga këto prioritete besohet të jetë një opsion, i cili do t’ju lejojë të kujtoni mesazhet që keni dërguar.

L.R/Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button