A ekzistojnë engjëjt? Askush nuk mund të thotë me siguri. Ka nga ata që besojnë dhe të tjerë jo. Por ndonjëherë edhe ata që nuk besojnë ndiejnë nevojën për të marrë një shenjë nga engjëjt.
- Letra e shpresës
Dëshirat tuaja më të mëdha do të realizohen, ju jeni arkitekti i jetës tuaj dhe i fatit tuaj dhe gjithmonë ka një shpërblim për ata që punojnë me guxim, me dashuri dhe përkushtim. Eshtë e mundur që në disa momente gjërat të mos shkojnë ashtu si ju prisni, por gjëja e rëndësishme është që kurrë të mos humbni besimin.
Mesazhi juaj për sot është: nëse ka një rrëzim në rrugën tuaj, çohuni dhe provoni përsëri, sepse këmbëngulja është çelësi i suksesit të vërtetë.
- Letra e prosperitetit
Netët pa gjumë, mëngjeset kur u zgjuat shumë herët dhe të gjitha ato përpjekje që bëtë për të realizuar ëndrrat tuaja, së shpejti do të japin fryte. Përpjekjet që keni bërë kanë qenë hapa të vegjël përgjatë rrugës së ëndrrave tuaja.
Mesazhi juaj për sot është: vazhdoni të punoni me dashuri dhe mbushni jetën tuaj me besim, sepse shpërblimi juaj do të vijë së shpejti, gjithçka që prisni do të materializohet.
- Letra e qetësisë
Mos harroni se edhe nata më e errët i hap rrugë një agimi të ri. Pavarësisht nga rrethanat, kurrë mos hiqni dorë dhe përdorni vullnetin dhe dëshirën tuaj për të ecur përpara e për të kapërcyer pengesat që mund të hasni gjatë rrugës. Mos harroni se nuk ka triumf pa luftë dhe se gjithnjë ia vlen të prisni dhe këmbëngulni në atë që dëshironi të arrini. Eshtë e mundur që të përjetoni ditë pune të rënda, ditë ndërtimi por shumë shpejt do të shihni qetësinë në jetën tuaj dhe do të keni mundësi të korrni frytet e të gjitha përpjekjeve dhe përkushtimit tuaj.
Mesazhi juaj për ditën e sotme është: Vazhdoni me besim dhe qetësi, sepse më e mira ende nuk ka ardhur.
- Letra e forcës
Ju jeni një person i mrekullueshëm që keni realizuar gjëra të mëdha në jetën tuaj. Forca dhe vullneti juaj do t’ju lejojë të arrini dëshirat tuaja më të mëdha. Ndonjëherë mund të mendoni se edhe pse punoni shumë, nuk ka përparim në arritjen e qëllimeve tuaja, por mbani mend se secili nga veprimet tuaja janë farëra që japin gjithmonë fryte të mrekullueshme. Koha do ta bëjë gjithçka të përsosur: ajo që duhet të jetë, do të jetë, në kohën e duhur dhe për arsyet e duhura.
Mesazhi juaj për sot është: Vazhdoni të ecni, të fortë dhe të lumtur. Jetoni çdo ditë me një buzëqeshje dhe jepni më të mirën tuaj, sepse nëse jepni më të mirën, jeta gjithmonë do t’ju japë më të mirën.
- Letra e lumturisë
Çdo gjë që bëni me një buzëqeshje në fytyrë do të bëhet mirë. Mos harroni se një ditë me diell varet më shumë nga qëndrimi juaj sesa nga dielli, kështu që çdo mëngjes të ri në fillim të një dite të re shpallni me besim se ajo ditë do të jetë dita më e mirë e jetës suaj. Jetojeni jetën me besim dhe optimizëm në gjithçka që ndërmerrni. Dhe nëse ka një stuhi në botë, mos lejoni që bota t’ju tërheqë në vorbullën e saj. Bëhuni ju personat që e mposhtin botën, duke e infektuar atë me gëzimin dhe paqen tuaj.
Mesazhi juaj për sot është: Lumturia është vetë qendra e ekzistencës suaj, nëse jeni një person i lumtur, ju jeni një person i përmbushur.
- Letra e ëndrrave
Suksesi është rezultat i punës së palodhur që u shtohet ëndrrave tuaja. Jeta i ndihmon ëndërrimtarët, kështu që asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari, sepse gjithçka që ju imagjinoni gjallërisht dhe për të cilën punoni me entuziazëm do të jetë ajo që do të materializohet në botën tuaj reale. Të gjitha iluzionet tuaja, të gjitha planet tuaja, ato që prisni kaq gjatë, do të vijnë vërtetë, varet vetëm nga ju.
Mesazhi juaj për sot është: Vazhdoni ta jetoni jetën tuaj me një qëndrim pozitiv, zgjohuni çdo mëngjes të bindur se çdo ditë do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe ajo që është më e rëndësishme: kurrë mos ndaloni së ecuri përpara, edhe nëse ato janë hapa të vegjël, sepse sukseset e mëdha janë rezultat i shumës së vazhdueshme të gjesteve të vogla. Shkoni përpara dhe jepuni jetë ëndrrave tuaja. / meb.al
